MENU
klinika

Marrëveshjen për njohje reciproke e anëtarësim në OKB

SHBA për ‘shkëmbimin e territoreve me Serbinë’, reagon Thaçi

27.03.2020 - 09:23

Pas deklaratës së SHBA-ve se nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë me Serbinë për shkëmbime territoresh, vjen një reagim nga
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ky i fundit ka falënderuar zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa përmes një shkrimi në Twitter, Thaçi ka bërë thirrje të arrihet sa më shpejtë një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë dhe anëtarësim në OKB.

“Faleminderit Richard Grenell, Matt Palmer dhe Ambasadës së Amerikës në Kosovë, për një tjetër deklaratë bindëse. Ne duhet të përdorim vrullin dhe mbështetjen e SHBA-ve për të rifilluar dialogun dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare, njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i përhershëm i këtij qëllimi”, tha Thaçi.