MENU
klinika

JSTOR

Shfrytëzojeni lirinë e leximit online!

20.03.2020 - 12:15

        Për të larguar vëmendjen nga situata shqetësuese, si pasojë e pandemisë, gjatë vetizolimit, më e mira që mund të bëni është të zhyteni në një libër, kjo përmes mënyrës digjitale.

Biblioteka e njohur akademike online, JSTOR, tashmë mundëson qasje të lirë për shkak të gjendjes nga virusi Covid-19. Përmes adresës në “Twitter”, JSTOR ka bërë të ditur se 6,000 tituj të ndryshëm, si dhe 150 revista janë të hapura për këdo që i pëlqen të lexojë.

JSTOR theksoi po ashtu, se ka rikthyer edhe 26 arkiva të revistave të shëndetit publik, që mund t’i lexoni deri më 30 qershor.

Për ata që më parë, nuk kanë pasur qasje në bibliotekën JSTOR, tanimë mund të lundrohet nëpër të gjithë legjendën e titujve, pa pasur nevojë për të krijuar një llogari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN