Shumë vende kanë ngritur pyetje, sesi Gjermania, pavarësisht ç’po ndodh rreth e përqark saj ka një nivel më të ulët të vdekshmërisë.
Nëse shikoni Evropën, gjermanët aktualisht janë shumë më mirë se Italia (nëntë përqind) dhe Britania e Madhe (4.6 përqind) me një normë vdekjeje të Covid 19 më pak se një përqind. Kjo është përkundër faktit se është një popullatë në moshë të ngjashme si Italia.
Gazetat prestigjioze si “The Guardian” dhe “Daily Mail” , kanë ngritur pyetjet për vdekshmërinë e ulët të Gjermanisë.
Ato thonë nëse numrat janë vërtet më të ulët, apo thjesht maten ndryshe.
Të rinjtë e infektuar
Një gamë e gjerë e shpjegimesh po bëhet nga mediat në vend rreth infektimit të pacientëve më të rinj, për të cilët thuhet se kanë një rrezik më të ulët të vdekjes, të cilët fillimisht u infektuan, shkruajnë “Guardian” dhe “FT”.
“Këta janë kryesisht njerëz që janë më të rinj se 80 vjeç dhe përshtaten lehtë për t’ia dalë në luftën kundër koronavirusit. Rreziku juaj për vdekje është relativisht i ulët.”- thotë Stoll.
Megjithatë Gjermania filloi të testonte shumë herët dhe gjerësisht në të gjithë territorin e saj të sëmurët në karantinë.
Një karakteristikë tjetër e veçantë e infrastrukturës gjermane është numri i lartë i laboratorëve të testimit që vlerësojnë testet. Sipas drejtuesit të Institutit Robert Koch ( RKI ), Lothar Wieler, deri në 160,000 teste mund të kryhen në javë në Gjermani, kjo është më shumë sesa është realizuar në total në disa vende evropiane.
Sidoqoftë, nuk dihet saktësisht se sa teste janë kryer në Gjermani në tërësi.
Dhomat e urgjencës në Gjermani nuk janë mbingarkuar akoma
Një aspekt tjetër që diskutohet për një avantazh të paktën të përkohshëm të Gjermanisë ndaj vendeve të tjera, për dallim nga Italia dhe Spanja, për shembull, dhomat e urgjencës në Gjermani nuk janë mbingarkuar ashtu sikurse ka ndodhur edhe në Itali. Atje akoma nuk ka emergjencë të kujdesit që mund të rrisë vdekshmërinë.
Gjermania aktualisht ka gjithsej 25,000 shtretër të kujdesit intensiv, dhe 10,000 të tjerë do të ndërtohen në muajt e ardhshëm. Për krahasim: Franca kishte 7000 shtretër para krizës, Britania e Madhe ka vetëm 5000 shtretër të kujdesit intensiv.
Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur./Welt.de