MENU
klinika

Çdo qytet në karantinë

Shqipëria e ‘boshatisur’

22.03.2020 - 10:11

Në të gjitha qytetet e vendit tonë mbizotëron qetësia. Pas orës 13:00 së ditës së shtunë, rrugët dhe ambientet publike në të gjithë qytetet e Shqipërisë janë boshatisur totalisht.

Të vetmet tinguj që ndihen në ajër janë ato të cicërimave të zogjve.

Ndërsa të vetmet mjete në rrugë ishin ato të policisë, ushtrisë, medias dhe shërbimeve shtetërore.

Për një javë rresht Shqipëria do të mbyllet nga ora 13:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. ushtria dhe policia do të jenë në rrugë dhe të gjithë ata që nuk do ta respektojnë këtë fashë orari do të konsiderohen “tradhtarë lufte” dhe do kenë penalitete të rënda.

Penalitete të rënda do të jenë edhe për ata që gjatë fashës së lejuar për të lëvizur do të injorojnë këshillat për distancim social dhe do te qëndrojnë grumbull. Ndaj tyre qeveria lejon policinë të përdorë dhe gaz lotsjellës apo ujë për ti shpërndarë.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin