MENU
klinika

Zbulohet vendimi i Këshillit të Europës

Shqipërisë i hapen negociatat me Bashkimin Europian!

23.03.2020 - 21:22

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do ti hapet drita jeshile për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Burime bëjnë me dije se mbledhja e Këshillit Europian e ditës së enjte do të zhvillohet me video-konferncë dhe votimi do të bëhet me procedure të shkruar.Në bazë të dokumentit të siguruar nga Balkanweb, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin dritën jeshile për të avancuar në rrugëtimin europian të tyre.

Këshilli sugjeron që Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt pas miratimit të kuadrit të negociatave nga Këshilli. Specifikisht për Shqipërinë kuadri i negociatave duhet të paraqesë adresimin e pesë prioriteteve.

Në dokument specifikohet që përpara mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të “miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR…” si dhe të “ sigurojë një zbatim të vazhdueshëm të refomës në gjyqësor…”