MENU
klinika

Mali i Zi bën publik identitetin e pacientëve

Shtohet numri i të infektuarëve në Kosovë dhe M. e Veriut

26.03.2020 - 12:37

Autoritetet në Kosovë njoftuan të mërkurën se tetë persona të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se në total janë testuar 34 vetë. Në komunikatën e tij për media thuhet se katër nga të infektuarit e rinj janë me vendbanim në fshatin Domanek, Malishevë, tre në Prishtinë dhe një në fshatin Studime e Ulët, Vushtrri. Shifra e fundit e çon në 71 numrin e të infektuarve në Kosovë.

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut është shënuar viktima e tretë nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë konfimruar me COVID-19 29 persona. Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus shkon në 177, prej të cilëve 1 tashmë është shëruar ndërsa dy kanë ndërruar jetë.

kolana e librave

Ndërkaq Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi (IJZ) konfirmoi edhe 14 raste të tjera me Covid-19. Nurmi i të infektuarve tashmë ka shkuar në 67 teksa është shënuar dhe një viktimë. Përpos kësaj qeveria malazeze ka publikuar të dhënat e plota të pacientëve me koronavirus në faqet e saj zyrtare.

“Policia nuk mund të kontrollojë çdo qytetar që duhet të jetë në izolim. Duke marrë parasysh që cilido që largohet nga izolimi kërcënon tërë komunitetin, ne vendosëm t’i publikojmë emrat e tyre”, u shprehën zyrtarët publikë. Lidhur me ligjshmërinë e publikimit të detajeve personale dhe informacionit mjekësor, autoritetet thanë që kishin marrë miratimin nga Agjencia malazeze për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkon në 16 numri i të prekurve

Covid-19/ Konfirmohet një tjetër rast në Kosovë