MENU
klinika

"Nji gojëdhan' prej Drenice"

Kur në Kosovë u përhap murtaja… si rrufeja

17.03.2020 - 21:10

Në vitin 1689 shqiptarët e Kosovës, bashkë me trupat austriake, gati sa nuk e gjunjëzojnë Perandorinë Osmane.

Por murtaja epidemike ban kërdi në Shkup, Prizren e Prishtinë. Fill mas murtajës, turqit dhe trupat tartare nga Krimeja e djegin Shqipnin’ veriore. Nji kujtim gojëdhanor prej Drenice:

“Kurt Buliqi e pruni mortajën në Qubrel, para treqin vjete, me 1690. Kah kthehet prej Prishtine, n’Klysyrë t’Mjekiqit i dalin përpara dy besharete, n’syret t’pulave t’zeza. I hypin n’vithe t’kalit. Ky shty e qit n’tokë e ato hyp apet. E heton si s’janë pula e s’i ngucë ma. Si hyn n’katun, “pulat” i zhdrypin pej kali. Jep haber: “O ikni kush t’munet se e pruen mortajën!” Kurtin e mytë t’parin. Kush kenë t’fortë, shkuen n’mal. Gjithë ditën marojshin drrasa për të deknit. Hisen e Markut e faroi krejt. Osman Moshi u kan i vetmi, prej pesëmbdhetë robve që pshtoi. Atë natë si dojke me dalë mortaja pej katuni, mas tri jave “pulat e zeza” dalin n’syret të grave. N’shpi t’Osmanit e kishin dalldisë defin. I thojnë “Tymermeq o plak, se na po shkojmë!” Osmani iu tha: “Delmi ma fikët derën e shpisë, tash n’daç shkoni, n’daç ma”. Mortaja mori shumë fshatra në Drenicë. Varre të mortajës ka në Qubrel, në Verboc e Petreshticë.

Qubrel. E rrëfyem prej Ahmet Buliqit

Promovim i trashëgimisë kulturore të Elbasanit

Kolonia e piktorëve “Skampis 2024”

Kush është autori më i mirë i vitit

Panairi i Librit 2024 shpall fituesit