Një nga pacientët e parë me koronavirus në Wuhan, Kinë, ka rrëfyer se si kishte filluar e gjitha dhe ka bërë kritika ndaj institucioneve vendore.
“Shumë më pak njerëz do të kishin vdekur” nëse qeveria kineze do të ndërmerrte veprime më shpejt, tha ajo në një intervistë në shkurt për The Wall Street Journal.
Wei Guixian, 57 vjeçe, një shitëse e ushqimeve të detiti në tregun Hua’nan të Wuhan, ishte ndër 27 pacientët e parë që supozohet se u infektuan meckoronavirus, i cili shkakton një sëmundje të frymëmarrjes të njohur si COVID-19.
Asaj simptomat e para i ishin shfaqur në 10 dhjetor të vitit të kaluar, dhe u dërgua në Wuhan Union Hospital për trajtim më pak se një javë më vonë.
Ajo kujtoi si mjekët e saj e përshkruanin sëmundjen si “shumë serioze” dhe “të pamëshirshme”, sipas The Journal dhe New York Post.
Gjatë një rrëfimi të saj ajo gjithashtu ka kujtuar se si vajzat e saj ishin gjendur pranë saj në spital.
“Njëra nga vajzat më prekte shumë shpesh, nga frika se do të vdisja”, ka rrëfyer ajo.
Si rezultat, shkruan Business Insider, shitësit e tjerë nga i njëjti treg filluan të kontrollohen shpejt në spital.
Wei u shërua dhe u largua nga spitali në janar. Ajo tha se beson se kontraktoi sëmundjen përmes një tualeti komunal të ndarë me njerëzit e tjerë në treg.
Pavarësisht se ajo kontraktoi sëmundjen në mesin e dhjetorit dhe, Organizata Botërore e Shëndetit mori për herë të parë lajmet për coronavirusin në 31 dhjetor.
Kjo pasi që, sipas Business Insider, mjekët që trajtuan pacientët me coronavirus të hershëm u detyruan gjithashtu të heshtnin nga qeveria kineze.
Zyrtarët kinezë kanë ndaluar që prej atëherë tregje të tilla – ku shiten kafshët e gjalla dhe të ngordhura, shpesh në kushte të dobëta sanitare – dhe tregtia e kafshëve të gjalla.
Qeveria kineze miratoi gjithashtu një bllokim të paparë në disa provinca në vend, duke prekur dhjetëra miliona banorë.
Ndërkohë, që nga ato ditë, deri më tani bota ka parë mbi 600 mijë raste të të prekurve dhe më shumë se 28 mijë që kanë gjetur vdekjen nga coronavirusi./ Business Insider