Përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin i Shëndetit Publik, Silva Bino Silva Bino u shpreh se testet për koronavirus nuk mund të bëhen për cdo person që ka frikë, por për ata që kanë simptoma. “Spitali “Shefqet Ndroqi” është gati dhe do futet në funksion sa të jetë e nevojshme. Nuk bëjmë pak teste, por bëjmë testet e duhura. Të gjithë personat e dyshuar janë testuar, nuk mendojmë të shpërdorojmë teste për personat që kanë frikë se mund të jenë prekur, por tek personat kanë indikacione për këtë gjë. Qëllimi jonë është rritje e testimit, testimi nuk është mjeti që zgjidh çdo gjë, por izolimi dhe karantina janë mjeti i duhur për luftën e kësaj sëmundje” tha Bino.
Bino u shpreh gjithashtu se për personat që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi ka një ligj të veçantë për varrimin. “Sa i përket të vdekurve, që humbin jetën nga sëmundjet infektive ka një ligj të përcaktuar dhe varrimi dhe arkivoli dhe të gjitha merret në bazë të këtij ligji, si psh arkivoli nuk hapet, pra janë disa rregulla të përcaktuara të varrimit” tha Bino.
Ajo u shpreh se institucionet shqiptare po marrin në konsideratë futjen e testeve të shpejta që mund të bëhet për të zbuluar nëse një person është i prekur ose jo me koronavirus.
“Në lidhje me testet e shpejta, një pjesë e tyre po vlerësohen, ka një test që është miratuar nga një agjenci në SHBA, kanë të mirat dhe kufizimet e veta. Po merren në konsideratë në bazë të shkallës së vlerësimit, që në vend të kemi ato teste që na sigurojnë cilësinë. Gjykimi klinik dhe epidemologjik është shumë i rëndësishëm, përveç testit. Laboratori i ISHP-së mbetet laboratori i referencës” tha ajo.