Shtatë qytetarë rezultuan negativ sot në testin e dytë të koronavirusit në Shqipëri. Një lajm i mrekullueshëm që e çon në 17 numrin e të shëruarave nga ky virus që tashmë është shpallur pandemi dhe që deri më tani i ka marrë jetën pesë perosnave në vendin tonë. Por ajo që e shton më shumë këtë gëzim është se mes shtatë qytetarëve, dy prej tyre janë një mjek dhe një infermier.
Hë për hë të gjithë do të qëndrojnë të izoluar për katërmbëdhjetë ditë, por mjeku dhe infermieri me siguri do të kthehen në krye të detyrës, për t’i shërbyer personave të tjera të infektuar.
Postimi i Ogerta Manastirliut:
Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të konfirmuar më herët me COVID-19, që sot rezultuan negativë në testet e rradhës.
Mes pacientëve të shtruar në spital dhe personelit shëndetësor e qytetarëve të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i personave që tashmë janë shëruar.
Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.
Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv.
LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm.Vetëm bashkë mund tia dalim.”