MENU
klinika

Konfirmimi

Spanja regjistron futbollistin e parë me COVID-19

15.03.2020 - 13:03

Pas Italisë, Anglisë dhe Gjermanisë, edhe Spanja tashmë ka futbollistin e parë të prekur nga Covid-19. Klubet italiane janë më të prekurit nga coronavirusi, ndërkohë që Spanja është vendi i radhës që regjistron futbollistin e parë të prekur nga Covid-19.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Valencias, Ezequiel Garay. Infektimin e tij ai e ka njoftuar vetë nëpërmjet rrjeteve sociale. “Është e qartë që e kam filluar vitin 2020 keq. Kam dalë pozitiv me coronavirus. Ndihem shumë mirë dhe tani mbetet t’i kushtoj vëmendje këshillave të autoriteteve shëndetësore. Tani për tani do të izolohem”, – shkruan Garay.

Futbolli në Spanjë është ndërprerë totalisht dhe sipas ekspertëve, nuk mund të rifillojë për të paktën një muaj. Mendohet që kampionatet të rinisin në muajin maj, gjithnjë nëse situate do të përmisrësohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN