27.03.2020 - 13:27
Spitali i Lezhës tashmë mund të marrë “frymë” lirisht. I gjithë personeli i spitalit të testuar për COVID 19 kanë dalë negativë.
Nga 4 raste infeksioni të regjistruara në këtë qark, 3 janë në radhët e bluzave të bardha. Përkatësisht 2 infermiere dhe një sanitare të spitalit të Lezhës.
I katërti është një qytetare me histori udhëtimi në Itali, por që ua kishte mbajtur të fshehtë mjekëve. Lajmi tjetër i mirë për Lezhën është dhe fakti se prej dy ditësh nuk ka pasur asnjë rast të ri infeksioni.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Kjo luftë nuk fitohet ndryshe"
Qeveria paralajmëron masa të rrepta ndaj koronavirusit
Çfarë pritet tani pas saj?
Zbardhet vendimi/ Qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore
COVID-19/ Rezulton pozitive një paciente