MENU
klinika

“…Ato pika që janë në librin e kuq i dona më parë për vehte e mandej për Shqipnin mbarë…”

Të etur për liri!

19.03.2020 - 12:56

Në një kohë ku çështjet e shqiptar dhe populli ishte i etur për liri dhe pavarësi, u mblodh dhe kuvendi i Greçës pikërisht me këtë kërkesë, pavarësinë. 34 intelektualë të mbledhur nga i gjithë vendi vendosën që në 23 qershor 1911 do të mbahen në Malësinë e Madhe memorandumi më i madh i njohur deri në atë kohë.

Memorandumi i Greçës me në krye Luigj Gurakuqin dhe Ismail Qemalin u mblodh për të vendosur për fatet e Shqipërisë. Paraprakisht ishte kërkuar autonomia dhe po kërkohej për të, por duke marrë parasysh dobësimin e perandorisë Osmane doli si nevojë fitimi i pavarësisë së vendit qoftë edhe me gjak.

Në këtë kryengritje të armatosur të shqiptarëve të veriut merrnin pjesë nga Sokol Baci (Grudë), Dedë Gjo Luli (Hot), Dedë Nika (Grudë), Dodë Prëçi (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Cuni (Prekali), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin) i cili u nënshkrua nga gjithsecili në shqip dhe frengjisht. Këtë dokument, i njohur ndryshe si “Libri i Kuq” për shkak të ngjyrës së ballinës së broshurës në të cilën u shtyp, Luigj Gurakuqi ia paraqiti Kuvendit të krerëve për miratim.

Që nga 23 qershori i vitit 1911, në “themelet” e historisë së qëndresës dhe përpjekjeve të shqiptareve, për autonomi të trojeve tona, vetëqeverisje dhe një Shqipëri të lirë e të pavarur doli në dritë Kuvendi i Greçës. Memorandumi na solli në duart tona 12 kërkesa e autonimisë me karakter pavarësie. Kërkesat e memorandumit të Greçës u shpërndanë në të gjithë Shqipërinë si valët e detin, duke i hapur sfidë robërisë mijëra vjeçare dhe duke u bërë ballë gjithçkaje që na takonte e mbi të gjitha lirisë.

Ai parashtronte një program të plotë të autonomisë së Shqipërisë, ashtu siç ishte konceptuar ajo në platformën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që nga koha e Lidhjes së Prizrenit. Kz memorandum iu dorëzua nga përfaqësuesit e kryengritësve ambasadorit turk Sadredin Beut që e pranoi atë pa dhënë ndonjë përgjigje.

Për të pasur garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e kërkesave të tyre, një delegacion i kryengritësve, i përbërë nga Luigj Gurakuqi, Dedë Gjo Luli, Sokol Baci etj, i dorëzuan Memorandumin e Greçës përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Cetinë.

Malësorët filluan dhe zhvilluan kryengritjen të vetëdijshëm se nuk kanë mundësi dhe forcë të mposhtin turqit, por të bindur se do të kenë sado pak ndikim në përmirësimin e pozitës së tyre dhe të bindin opinionin demokratik evropian në zgjedhjen e problemit të shqiptarëve. Në memorandum thuhej: “…na po bajmë fli për arsye të nalta politike dëshirat e pavarësisë që frymëzojnë popullin shqiptar tash pesë shekuj, e lypim vetëm autonomi të gjanë…”

Kuvendi i përbërë prej 34 anarësh i cili kishte “frymën” e të gjitha trevave shqiptare nga veriu në jug, e kjo gjë dallohet qartë në memorandumin orgjinal pasi ka një përzierje dialektesh. Ky memorandum ndonëse kishte kërkesa disi më të “zbutura” e diplomatike se sa ato të paraqitura në flakën e kryengritjes, kishin në themel një autonomi që shkonte drejtë pavarësisë së Shqiperisë. Kërkesat e kuvendit “shkurtimisht” ishin:

1.Garanci për të respektuar të drejtat, zakonet e besimet.

2.Njohjen e plotë të kombit shqiptar me ato të drejta që kanë kombet e tjera.

Liri të plotë për zgjedhjen e deputeteve.
4.E drejta e shqiptarëve të mësojnë e përparojnë në gjuhën e vetë.

Organizimi i administrimit të Vilajeteve ku ndodhen shqiptar.
Të zgjedhurit e Valinjeve dhe nënpunësit e lartë të shtetit të bëhen në mes më të mirëve shqiptare.
Emërimi i një përfaqesuesi të Sulltanit si inspektor i përgjithshem që të mbikqyrë zbatimin e atyre që u takojnë vendasve (shqiptareve).
18.Gjuha shqipe të përdoret si gjuhë zyrtare për shqiptaret.

Shërbimin e detyrueshëm ushtarak shqiptarët ta kryejnë në vendet e veta.
10.Të ardhurat nga taksat të shfrytëzohen për ndërtimin e rrugëve, shkollave (shqipe).

E drejta e kontrollit mbi buxhetin dhe shpenzimet lokale.
12.Sigurimi i fondeve për rindërtimin e shtepiave të dëmtuara gjatë kryengritjes, kthimin e të drejtës për mbajtjen e armëve.

Për aresye “objektive” memorandumin nuk e nënshkruajnë të gjithë pjesëmarrësit, ku kjo bie në sy veçanërisht për gjashtë përfaqësuesit e binomit Fe dhe Atdhe, që me sa duket nuk e firmuan për të mos i dhënë rast propogandes përçarëse fetare të pushtuesit. Memorandumi i Greçës ju dorzua legatës turke në Cetinë me daten 25 qershor të vitit 1911, nga perfaqesuesit e kuvendareve : Dedë Gjon Luli , Sokol Baci , Dod Preçi , Prek Gjetja dhe Luigj Gurakuqi. Kërkesat e memorandumit nuk kishin karakter lokal, por kombëtar.

Dom Luigj Bumçi që ka qënë prezent, tregon se kur ambasadori turk në Cetin, Sadredin Beu e pyetë Ded Gjon Lulin se “a i duan për vehte a për Shqiperinë pikat e Librit Kuq ?” , prijësi legjendarë i kryengritjes i ishte përgjigjur: “…Ato pika që janë në librin e kuq i dona më parë për vehte e mandej për Shqipnin mbarë…”