MENU
klinika

Situata e Covid-19

Turqia, e fundit në Europë që vendos për futbollin

19.03.2020 - 16:43

Të gjitha vendet e Europës kanë ndaluar të zhvillojnë aktivitete sportive, përfshi edhe futbollin. Turqia është vendi i fundit në Europë që ndalon futbollin për shkak të koronavirusit. Organizatorët e kampionatit turk, edhe pse virusi po arrin të përfshijë shumë njerëz, nuk e kishin parë të arsyeshme deri tani të ndalnin futbollin.

Megjithatë, stopimi tashmë ka ardhur, teksa ditën e sotme është njoftuar viktima e dytë për shkak të Covid-19. Edhe në vendin ku luajnë Muriqi, Selmani apo Cikalleshi tashmë të gjithë do të detyrohen të mbyllen nëpër shtëpia për të evituar përhapjen në masë të virusit të rrezikshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e sporteve, e cila ka njoftuar gjithashtu ndërprejen e mënjëhershme edhe të kampionatit të basketbollit, që është një nga më të ndjekurit, hendbollit dhe volejbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN