MENU
klinika

Covid-19 po ndikon direkt

UEFA humb 2.5 miliardë euro nëse s’luhet Euro 2020

16.03.2020 - 22:36

Shpërthimi i Coronavirus ka krijuar panik edhe në zyrat më të larta të futbollit, UEFA dhe FIFA. Shumë dilema janë krijuar gjatë gjithë këtyre ditëve, me hipotezat që sa vijnë dhe shtohen. Turneu i Europianit 2020 është planifikuar të fillojë në 12 qershor, por zgjerimi i territorit të koronavirus po paralizon aktivitetin global dhe në nivel sportiv.

Ditën e nesërme në zyrat e UEFA, kreu i saj, Aleksander Ceferin do të vendos pikat mbi “i” se si do të procedohet me zhvillimin e turneve të saj, UEFA Champions League, Europa League dhe Euro 2020. Heqja dorë nga zhvillimi i saj do të sillte humbje të mëdha në arkat e UEFA dhe përfaqësueseve europiane.

Në turneun e fundit, në arkat e UEFA-s u depozituan rreth 2 miliardë euro të ardhura, prej të cilave, 1 milion e 24 mijë euro (1.024.230 milionë euro) kanë ardhur nga të drejtat televizive, 483 mijë euro nga reklamat dhe 269 mijë euro nga biletat.

Nga turneu i këtij viti, UEFA ka parashikuar të paktën 2.5 miliardë fitime, por gjithçka mund të pritet në mes. Për këtë fakt, Institucioni më i lartë i futbollit Europian ka në tryezë shumë alternativa. Një ide për Europianin është që ai të zhvillohet nga nëntori deri në dhjetor të këtij viti, pasi shtyrja e saj në verën e vitit 2021 do të sillte komplikacione të mëdha.

Për ta bërë këtë, ajo duhet të modifikojë zhvillimin e Ligës së Kombeve, kompeticion që ndeshjet e saj i luan gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor, çka do të prodhonte një ngarkesë akoma dhe më të madhe për kombëtaret e saj. Idea për t’u mbajtur në verën e vitit 2022 bie praktikisht poshtë për shkak se gjatë asaj periudhe, FIFA do të organizojë në Angli Kupa e Botës për femra.

Viti 2022, që gjatë dimrit mbahet Kupa e Botës në Katar është një tjetër hipotezë, por zvarritja e madhe e Europianit do të humbiste interesin te tifozët që tashmë e kanë fokusuar vëmendjen diku tjetër: te shëndeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN