Sa vjen dhe po shtohet idea e shtyrjes së Kampionatit Europian të Futbollit. Tashmë kjo duket e pashmangshme, ndërkohë që po diskutohet se kur mund të zhvillohet.
Samiti i jashtëzakonshëm do të mbahet ditën e martë, aty ku 55 anëtarët e institucionit më të lartë të futbollit në Europë do të marrin pjesë me anë të një videokonference.
Aty do të vendoset përfundimisht dhe fati që do të ketë Euro2020. Është thuajse e pamundur që ky kompeticion të mbahet në qershor sipas planit, pasi kampionatet janë pezulluar dhe ende nuk ka asnjë datë rillimi.
“Telegraph: në Angli shkruan se po mendohet që kampionati të shtyhet në dhjetor, duke qenë se dhe Kupa e Botës në Katar do të zhvillohet në këtë muaj. Ky është një tjetër skenar, sigurisht, jo shumë bindës, por po flasim në kushte emergjente.