MENU
klinika

Ndihmoi dy të dyshuar për trafik droge

Vajza e Eli Farës nën akuzë

01.03.2020 - 12:20

Ditën e djeshme mediat shkruanin se vajza e Eli Farës ka ndihmuar dy të dyshuar për trafik droge që të arratiseshin.

“Dosja.al” shkruante se Roxhensa Kapurani, e njohur si Marina Fara, vajza e këngëtares Eli Fara akuzohet nga Prokuroria se ka ndihmuar dy djemtë, Elisjon dhe Emir Breza të arratisen kur po ndiqeshin nga policia.

Ndërkohë, që Marina Fara nuk ka reaguar publikisht, pak orë pas këtij lajmi të bujshëm, këngëtarja Eli Fara ka bërë një postim në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ?❤️??????❤️????? (@marinafara.new.official) on

Këngëtarja shfaqet aspak e shqetësuar duke bërë makijazhin e saj të fundit para ndonjë koncerti.

Ngjarja ka ndodhur më më 24 dhjetor 2019 kur dy djemtë po kalonin drogë në Lezhë. Në momentin që Elisjon dhe Emir Brezës, bashkë me një person tjetër të njohur si ‘Alban’, iu është bërë me shenjë të ndalojnë, kanë braktisur makinën me hashash në një parking në qytet.

Pas akuzës policia kontrolloi banesën e Marina Farës por nuk gjeti asgjë implikuese. Ndaj saj rëndon masa e sigurimit “Detyrim paraqitje”.