MENU
klinika

Studimi

Vdekshmëria e koronavirusit është goxha me e vogël nga ç’mendonim!

31.03.2020 - 10:49

Sa njerëz vdesin pasi infektohen me koronavirus? Sipas një studimi të publikuar të hënën, më pak se ç’mendonim, por më shumë se nga gripi.

Studimi i publikuar në revistën shkencore The Lancet Infectious Diseases, zbuloi se rreth 0.66% e të infektuarve vdesin.

Vdekshmëria e koronavirusit, që është më e vogël se përllogaritjet e mëparshme, merr parasysh edhe rastet potenciale që nuk diagnostikohen – por sidoqoftë, është më e madhe se 0.1% e njerëzve që vdesin nga gripi.
Kur nuk përfshihen infeksionet e paidentifikuara, studimi i Lancet doli në përfundimin se norma e vdekshmërisë është 1.38%, që përkon me shifrat e publikuara më parë.

Në fillim të marsit, Dr. Anthony Fauci, kreu i US National Institute of Allergy and Infectious Diseases, tha se “kjo është punë llogarish dhe nëse e llogarit, i bie 2%.”
Por ai theksoi se numri mund të zvogëlohej sepse varet pjesërisht nga rastet e pallogaritura asimptomatike.

Në studimin e ri, shkencëtarët u përpoqën të gjenin normën e vdekshmërisë reale të infeksionit. Në fjalë të tjera, nga gjithë të infektuarit – jo vetëm nga ata që u sëmurën rëndë dhe u testuan – sa njerëz do të vdesin?
Shkencëtarët kombinuan të dhënat e “prevalencës së infeksionit” me informacionin publik të të infektuarve dhe të vdekurve dhe përllogaritën një normë vdekshmërie rreth dy të tretat e 1%.
Përqindja u rrit te moshat e mëdha, rreth 7.8% e të prekurve mbi 80 vjeç do të vdesin.

Për grupmoshat nën 40 vjeç, norma e vdekshmërisë s’e kalonte kurrë 0.16%. Nga 1000 të rinj të infektuar, një ose dy humbasin jetën.

Gjithashtu, studimi zbuloi se të sëmurëve u duhen disa javë për t’u shëruar. Mesatarisht, nga shfaqja e simptomave deri në daljen nga spitali, një pacienti i duhen 25 ditë. Ndërsa ata që s’i mbijetuan dot virusit, vdiqën rreth 18 ditë pas simptomave të para./ CNN

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!