MENU
klinika

'Vendimi i të dielës'

Vendi i parë në botë që bëri transportin publik falas!

01.03.2020 - 14:51

Duke nisur nga sot, transporti publik në Luksemburg do të jetë falas!

Ministri i Transportit, Francois Bausch e quajti një “ditë të shkëlqyeshme” këtë të diel pasi vendi i tij u bë i pari në botë që e bëri falas biletën e transportit publik. Udhëtimet me autobusë, trena dhe tramvaj ishin falas të shtunave, por tani të gjitha kostot janë hequr.

Transporti publik do të financohet kryesisht përmes taksave të paguara në buxhetin kombëtar.

Shitjet ekzistuese të biletave 2 € kishin arritur në 41 milionë € (45 milionë dollarë) ose vetëm 8% të buxhetit vjetor të transportit në Luksemburg që arrin 500 milionë €.  Epoka e re e transportit publik falas u festua me shfaqje vallëzimi dhe muzike në të gjitha stacionet e trenave dhe tramvajet.

Deri në vitin 2027 Luksemburgu ka njoftuar investime prej 4 miliardë eurosh vetëm në transport hekurudhor.