MENU
klinika

COVID-19

Vijon bilanci negativ në Itali: 837 viktima në 24 orët e fundit

31.03.2020 - 17:42

Italia po përjeton ditë të errëta. Numri i viktimave si pasojë e koronavirusit nuk po pëson ulje.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 837 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në 12.428.

Ndërkohë janë identifikuar 4053 raste të reja me covid-19, me një numër total prej 105.792 të infektuarish.

Vetëm në Lombardi janë 43.208 të infektuar, 7199 viktima nga covid-19.

Në total deri më tani janë 15.729 të shëruar, ndërkohë që në gjendje kritike janë 4023 pacientë.