MENU
klinika

Yjet dhe ikonat me videomesazhe

Volejbolli shqiptar, mesazhe inkurajuese kundër Covid-19

26.03.2020 - 17:19

Nën moton “Forca Shqipëri! Ne jemi një! Të gjithë bashkë do ia dalim!”, Federata Shqiptare e Volejbollit me anë të yjeve të këtij sporti ka përcjellë video mesazhe për të sensibilizuar shqiptarët se sa e nevojshme është qëndrimi në shtëpi në këto ditë të pandemisë së krijuar nga Covid-19.

Kapitenia e kombëtares për femra, Erblira Bici, dha mesazhin inkurajues nga Lombardia, një nga zonat më të prekura të botës. Për bashkëkombasit e saj ajo tha:

Yllit të Kombëtares së femrave i janë bashkuar edhe vajzat e tjera të ekipit kuqezi, si Sava Thaka, Ariola Prenga, Klonarda Nezaj Dushi, por edhe Miss Universe 2019, Cindy Marina, që nga Amerika përcolli mesazhin e saj:

konica sportkonica sport mobile

Gjithashtu videomesazh dhanë edhe ish-trajneri i Kombëtares së femrave Altin Martiri, sot drejtor i ekipeve kombëtare, por edhe një ikonë e volejbollit shqiptar si Lulzime Duka. Nuk mund të mungonin edhe pjesëtarë të ekipit kombëtar të meshkujve, ku spikat ai i kapitenit Gazmend Husaj:

Nismës së FSHV-së i është bashkuar edhe ikona e volejbollit shqiptar Shaban Uka. Mesazhi ishte i qartë nga të gjithë, qëndroni në shtëpi, vetëm kështu ia dalim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri shërohet nga Covid-19

“Më mirë ta parandalosh se sa ta kurosh”