MENU
klinika

81 vota pro, 32 kundër

Votohet mocioni i mosbesimit, rrëzohet qeveria e Kurtit

25.03.2020 - 23:10

 

Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit. Mocioni i mosbesimit i kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi me 82 vota pro rrëzimit të qeverisë.

Seanca e sotme ishte maratonë dhe u shoqërua me debate të forta.

Mocionin për rrëzimin e Kurtit e nisi Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën Lëvizja Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës,

LDK e prishi koalicionin pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Rrezikimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas LDK, e shkaktoi Kryeministri Kurti, ishte një nga arsyet për mocionin.

Vetëvendosja e Kurtit i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit 2019 me 26.2 për qind të votave, ndërsa pas saj doli LDK-ja me 24.5 për qind.

Dy subjektet nuk arritën marrëveshje për koalicion parazgjedhor, e më pas zhvilluan 4 muaj negociata, për ta formuar Qeverinë më 3 shkurt 2020.

 

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!

‘Recetën’ e kujt do të ndjekë Kaja Kallas

“Zonja e re e Hekurt” merr në dorë dialogun Kosovën-Serbi

"Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…"

“Si janë raportet tuaja me Ramën?”/ Përgjigjet Albin Kurti