MENU
klinika

“Është situatë e jashtëzakonshme”

Xhaçka: Ja kur do ta përdorë ushtria forcën ndaj qytetarëve!

21.03.2020 - 17:16

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka inspektuar nga afër punën e Forcave të Armatosura, që kanë zbritur sot në terren për të parë nëse qytetarët respektojnë masat e qeverisë kundër COVID-19.

Në një intervistë, ministrja Xhaçka tha se ushtria dhe policia do të përdorin të gjithë autoritetin, në momentin që qytetarët nuk zbatojnë urdhrat e qeverisë.

“Duke qenë se jemi në situatë të jashtëzakonshme, jemi të mobilizuar me të gjithë forcat tona. Jemi në terren në disa frone, për të ndihmuar policinë, por edhe për të bërë kontrolle. Të gjitha forcat e ushtrisë dhe policisë janë të mobolizuara për t’u siguruar që masat po respektohen, sepse kjo është gjëja e duhur në çdo luftë. Në çdo luftë luftohet për të garantuar të drejtën e jetës dhe gjithë të drejtat e tjera që duhet të gëzojmë për të shijuar jetën.

Është një situatë e paprecedentë. Ushtria është e angazhuar në gjithë Shqipërinë, duke u përfshirë në një operacion humanitar të shpërndarjes së ndihmave. Sot ishim pranë familjeve që po vuajnë Akoma pasojat e tërmetit. Qytetarët duhet të respektojnë masat e marra, të qëndrojnë në shtëpi, të respektojnë distancën, të marrin të gjitha masat mbrojtëse, sepse vetëm kështu mund të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të të tjerëve”, tha Xhaçka.

A ka leje ushtria për të përdorur forcën? 

Sigurisht që do reagojnë, sepse bëhet fjalë për sigurinë, për jetën e shumë qytetarëve të këtij vendi. Nga tani e tutje do të marrim të gjitha masat për t’u siguruar që të gjithë i respektojnë masat. Ushtria, sa i takon, do bëjë gjithçka për t’u siguruar që masat zbatohen.

Kur do të përdoret uji me presion dhe gazi lotsjellës?

Ne kemi disa masa, kemi thënë që pas orës 13:00 asnjë qytetar nuk duhet të jetë në rrugë. Ka disa gjoba, sanksione, dhe patjetër për ata që nuk i resektojnë do të tregohet gjithë autoriteti i policisë dhe ushtrisë. Do të sigurojmë të drejtën për të jetuar të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin