14.03.2020 - 19:17
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Halil në Fushë-Krujë. Nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur një 35-vjecar.
Viktima u identifikua si Julian Halili. Mësohet se ai është qëlluar nga xhaxhai i tij, Shkëlqim Halili, për arsye ende të panjohura.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen si dhe po punon për kapjen e autorit.