MENU
klinika

Arkeologu grek

Zhdukja e gjurmëve shqiptare në Epir

22.03.2020 - 06:58

Arkeologu Yannis Hamilakis është një nga autorët e paktë grekë që ka sy kritik ndaj qasjes së estabilishmentit akademik në Greqi karshi problemeve nacionale.

Ai përimton punën e arkeologëve grekë, të cilët e ndiejnë veten si ushtarë në shërbim të kombit, në kuptimin që detyra e tyre është manaxhimi i kapitalit më të rëndësishëm simbolik të kombit: ata prodhojnë ‘municionin’ për territorin e vendit, shkruan Konica.al.

“Gjatë luftrave ballkanike (1912-13), ushtria greke pushtoi jugun e Shqipërisë, duke formuar më 1914 një qeveri autonome të Epirit të veriut. Menjëherë, një fushatë arkeologjike e sponzorizuar nga shteti u fillua me qëllim të dëshmimit të helencitetit të kësaj treve në bazë të antikitetit. Edhe gjatë pushtimit të Anadollit Perëndimor nga ushtria greke më 1920-22, shteti grek krijoi një shërbim arkeologjik dhe kreu një numër kërkimesh të monumenteve klasike dhe atyre bizantine me ndihmën aktive të ushtrisë”, shkruan Hamilakis.

Sipas tij, ‘arkeologët thirreshin edhe për të spastruar dhe purifikuar një territor të pushtuar nga çdo gjurmë e ‘barbarëve’.

“Për shembull, menjëherë pas pushtimit të pjesëve të Maqedonisë dhe Epirit gjatë luftërave ballkanike, një këshill i Shoqërisë Arkeologjike të Athinës u formua me qëllim ‘ pastrimin e vendit prej emrave barbarë’, për të gjetur emra të vjetër grekë për vende të caktuara dhe për të elenizuar emërvendet turke, sllave dhe shqiptare në rastet kur gjegjëset e tyre në greqishten e vjetër nuk mund të gjendeshin”, shkruan autori grek.

Ai përkujton se politika e purifikimit vazhdon edhe në ditët tona, veçmas në territore si Maqedonia dhe Thrakia.

Për Hamilakis, ky shembull dëshmon për rolin e gërshëtuar të arkeologëve, jo vetëm si ushtarë të kombit, por edhe si specialistë ritualë që mund të spastrojnë dhe purifikojnë shtesat më të reja të territorit kombëtar./(Shkëputur nga The Nation and its ruins: Antiquity, Archaeology, and National Imagination in Greece, 2007, f.41).

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit