Zvicra ishte vendi i parë në Europë që ndërpreu çdo aktivitet sportiv e kulturor në vend si masë ndaj përhapjes së Koronavirusit. Por alarmi ka bërë që shteti zviceran të bllokojë jo vetëm kampionatet vendase, por edhe ato ndërkombëtare në këtë vend.
Policia zvicerane i ka bërë të qartë UEFA-s se nuk do të lejojë që më datë 19 mars të zhvillohet në qytetin e Basel ndeshjen mes ekipit vendas dhe Eintracht Frankfurt. Sfida e parë mes dy ekipeve zhvillohet këtë javë, ajo e kthimit më datë 19 mars.
Por autoritetet policore janë mbledhur dhe kanë vendosur që të mos rrezikojnë shëndetin publik duke lejuar zhvillimin e sfidës. Tani pritet të mësohet se çfarë do të vendosë UEFA në këtë situatë dhe e vetmja zgjidhje është zhvendosja në një shtet tjetër.