MENU
klinika

Ministrat votuan 'pro'

Zyrtare/ BE i jep ‘OK’ Shqipërisë dhe M. së Veriut, hapen negociatat

24.03.2020 - 16:40

Ministrat e vendeve të BE kanë votuar sot pro hapjes së negociatave të Shqipërinë dhe Maqedonisë e Veriut me BE-në. Vendimi u bë publik nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot  një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. 

Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, shkruan Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ndërkohë ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth e quan fitore të merituar çeljen e bisedimeve me BE-në.

 “Lajm i mirë në këto kohë të errëta: më në fund drita jeshile në Këshillin e Ministrave të sotëm për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

 Fitore për BE-në dhe Ballkanin Përëndimor. Urime në Tiranën dhe Shkupin, është e merituar”, shkruan Roth.