Lideri i PD, Lulzim Basha ka kujtuar sot 11 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i opozitës pohon se përkushtimi i qeverisë të asaj kohe (në 2009 qeveriste PD) u shpërblye, ndërsa theksoi se “Bashkë do t’ia dalim!”.
MESAZHI I BASHES
Të dashur bashkëqytetarë,
Sot u mbushën 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Unë kujtoj me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje historike për të giithë ne shqiptarët.
Puna, përkushtimi dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë! Ndonëse sot po kalojmë ditë të vështira, ne nuk jemi vetëm. Bashkë do t’ia dalim! E keqja do të kalojë dhe ne do të ngrihemi më të fortë! #WeAreNato #ditemetemira