MENU
klinika

"Nëse flas për dhimbjen, dridhen qiej e tokë!"

4 vite pa nënën e saj, Adelina Ismajli përlot me dedikimin

25.04.2020 - 14:50

Katër vjet pas ndarjes nga jeta të nënës së saj, Adelina Ismajli ka folur si rrallëherë për dhimbjen e madhe që ka përjetuar këto vite. Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja e njohur ka përlotur me fjalët e saj dedikuar nënës, humbja e së cilës ndikoi edhe në karrierën e këngëtares, e cila ndaloi çdo performancë, për vite me radhë.

Adelina shprehet në një postim në Instastory, se nëse s’ka folur për dhimbjen që ka për të, është sepse i druhej frikës se mos do të dridhte “qiej e tokë”, nga dhimbja e madhe që mban në shpirt.

Nëna e këngëtares, Mona Ismaili ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë në vitin 2016 dhe la pas 3 vajzat, Adelinën, Zanfinën dhe Emën. Vajzat janë rritur pa të atin Rexhep, i cili u shkurorëzua nga Mona kur ato ishin ende të vogla.

“Kurr s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty se jam friëksu që kam me i dridh shtatë qiej e tokës nëse e lëshoj dhimbjen me dal. Ata qiej ku m’ke mësu me fluturu e këtë tokë që m’ke mësu me iu kthy. E këta njerëz që më ke mësu me i dasht. E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Qysh me spjegu diçka që nuk mbarron kurrë? Sashpirtin të du e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt çka ke dasht e kom ndalu me bo se nuk janë sytë e tu me pa. Ma pak kishte me dhimt me m’paslanë kujtime pa krenari. Ti ma ke lanë rrugën e shtruar me dashni e mburrje edhe për shumë jetë. E dy engjujt që veq të mirën e njohin. Përjetësisht puth edhe tokën kah ke ec mami’ – shprehet Adelina në vargjet e ndjera e tejet emocionuese.