MENU
klinika

Nga gjatësia tek dhjami i barkut

Këto 8 shenja po ju tregojnë se do të keni një jetë të gjatë

26.04.2020 - 13:28

Zakonet e shëndetshme nuk janë e vetmja gjë që mund të rrisin jetëgjatësinë tuaj. Ka edhe disa shenja të tjera që tregojnë se ju do të keni një jetë të gjatë.

Më poshtë janë 8 prej sinjaleve kryesore: 

Ju dukeni më të rinj 

8 Things About Your Body That May Mean You’ll Live Longer

Një studim interesant u krye nga shkencëtarët danezë. Ata kishin monitoruar 187 binjakë, nga viti 2001 deri në 2013. Në fund, ata vunë re se binjaku që dukej më i ri, kishte një jetëgjatësi më të lartë.

Ju jeni një grua 

8 Things About Your Body That May Mean You’ll Live Longer

Shkencëtarët sugjerojnë që gratë në përgjithësi jetojnë më gjatë se burrat nga 6 deri në 8 vjet. Kjo mund të ndodhë për shkak të një avantazhi biologjik për gratë dhe ndryshimet në sjellje midis burrave dhe grave.

Kur keni lindur fëmijën tuaj pas moshës 33 vjeçare

8 Things About Your Body That May Mean You’ll Live Longer

Disa studiues dolën në përfundimin se nëse keni pasur një fëmijë pas moshës 33 vjeç, mund të jetoni më gjatë. Ata e lidhin me sistemin riprodhues të një gruaje. Nëse ai plaket ngadalë, kështu ndodh edhe me pjesën tjetër të trupit.

Indeksi i masës suaj trupore është midis 18.5 dhe 25

8 Things About Your Body That May Mean You’ll Live Longer

Mbipesha mund ta bëjë jetën tuaj më të shkurtër. Shkencëtarët thonë gjithashtu se një indeks normal i masës trupore është midis 18.5 dhe 25. Ky është numri i rekomanduar që mund t’ju mbajë më të shëndetshëm. Në të njëjtën kohë, indeksi i mbipeshës është midis 25 dhe 30 dhe shkalla e mbipeshes është midis 30 dhe 35.

Nuk keni dhjamë tek barku 

8 Things About Your Body That May Mean You’ll Live Longer

Dhjami i barkut, madje edhe tek njerëzit që nuk janë mbipeshë, mund të jetë arsyeja për disa sëmundje të zemrës. Ky sugjerim u bë nga studiues të cilët ndoqën disa pacientë nga viti 2000 deri në vitin 2016.

Flini gjumë mirë

8 Things About Your Body That May Mean You’ll Live Longer

Kohëzgjatja e gjumit ka rëndësi sipas anketave. Pra, duke fjetur më pak se 5-7 orë në natë mund të shkurtoni jetëgjatësinë tuaj me 12%.

Ja rekomandimet për secilën grupmoshë:

1. Të rriturit më të rinj (18-25 vjeç) 7-9 orë

2. Të rriturit (26-64) 7-9 orë

3. Të rriturit më të vjetër (65+) 7-8 orë

Shkruani me dorën e djathtë

8 Things About Your Body That May Mean You’ll Live Longer

Nuk ka prova 100% për ta vërtetuar këtë, por prapëseprapë, disa studime thonë se njerëzit që shkruajnë me dorën e djathtë kanë një prirje të jetojnë më gjatë në mesin e të rriturve dhe atletëve.

Jeni një grua e gjatë

8 Things About Your Body That May Mean You’ll Live Longer

Eshtë interesante, por ekziston një sugjerim shkencor që gratë e gjata kanë më shumë të ngjarë të mbushin moshën 90 vjeç. Nga ana tjetër gjatësia e burrave nuk shoqërohet me jetëgjatësi. Për burrat, ushtrimi i më shumë se 60 minutave në ditë është çelësi i një jete të shëndetshme dhe më të gjatë.