MENU
klinika

799 të infektuar

9 raste të reja me koronavirus në Kosovë, nuk ka viktima

29.04.2020 - 20:28

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 9 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 799.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) sot ka testuar 225 mostra, prej të cilave 9 kanë rezultuar pozitive.

Vitia po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 17 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i Vitisë:

Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët.

Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët.
Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin!

Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët!

Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!