Ministrja Manastirliu në lidhje me bërjen e maskave të detyrueshme tha se janë në diskutime me ekspertët, por dhe në këtë rast bëhet fjalë vetëm për maskat me copë, pasi ato kirurgjikale janë vetëm për stafin mjekësor.
“Jemi duke punuar për një protokoll për sa i përket përdorimit të maskave. Maskat mjekësore dhe kirurgjikale do të jenë ekskluzivisht vetëm për mjekët dhe sistemin shëndetësor, pra të dedikuara vetëm për këtë kategori, këto janë edhe udhëzimet e OBSH. Ajo që po vlerësojmë edhe në raport me rekomandimet e institucioneve të tjera shëndetësore janë përdorimi i maskave prej cope që kanë një përdorim të gjerë dhe po shikohet efikasiteti i tyre që të vendosim nëse do të kthehen më pas në të detyrueshme“, tha Manastirliu.