Çdo ekspert liberal dhe qendror duket se beson se kriza Covid-19 është agimi i një epoke të re përparimtare, ose të paktën fundi i valës populiste që ka përfshirë botën në vitet e fundit.
Kolumnisti i New York Times, Paul Krugman, argumentoi së fundmi se trajtimi i kësaj krize të Presidentit Trump, ka shkaktuar një “pikë kthese psikologjike”, dhe “fundin” e Trump.
Ne e kemi dëgjuar këtë më parë. Trump është shpallur “i vdekur” shumë herë, por ekspertët besojnë disi se kjo kohë është ndryshe. Në fund të fundit, “populistët” nuk mund të gënjejnë dhe mashtrojnë për të dalë nga një pandemi vdekjeprurëse, apo jo?
Ndoshta nuk u duhet. Trump ka gjetur një mënyrë të suksesshme për të dalë nga kjo: të rihapë debatin mbi “Rihapjen e Amerikës”.
Duke minimizuar kostot shëndetësore të pandemisë dhe duke theksuar kostot ekonomike, Trump shpreson të dalë nga kriza si “shpëtuesi i ekonomisë amerikane”. Por shifrat e papunësisë mund të mos duket se e mbështesin këtë strategji, por ka arsye për të besuar se mund të funksionojë.
Me kalimin e kohës, SHBA në mënyrë të pashmangshme do të duhet të “rihapet”, siç kanë argumentuar edhe qeveritarët demokratë si Andrew Cuomo, dhe Trump do të jetë në gjendje të pretendojë, se ai ishte ai që e vendosi këtë në axhendën politike .
Për më tepër, Trump gjithmonë ka qenë mjaft i paqartë në lidhje me detajet e “rihapjes” së Amerikës.
Sondazhet e fundit tashmë tregojnë se gjendja po ndryshon, veçanërisht midis republikanëve. Tre javë më parë, 55% e republikanëve ishin më të shqetësuar për ndikimin e shëndetit publik të pandemisë sesa ndikimin ekonomik; ai numër ka rënë në 44%.
Edhe me mbi një milion raste Covid-19 në SHBA, dhe gati 60,000 vdekje, Trump do të gjejë një mënyrë për të argumentuar se ai parandaloi një katastrofë.
Dhe nëse kjo nuk funksionon, gjithmonë ekziston karta rezervë më e efektshme e Trump: racizmi. Si të gjithë politikanët e ekstremit të djathtë, edhe ai e ka përdorur situatën që në fillim. Ai ka përdorur vazhdimisht termin “virusi i Kinës” dhe gjithnjë e më shumë fajëson Kinën për pandeminë.
Megjithatë, demokratët duhet të jenë të kujdesshëm për të mos e lejuar Trumpin të “Rihapë Amerikën” pavarësisht viktimave.
Në fund të fundit, populistët nuk kanë nevojë të jenë të saktë. Ata thjesht kanë nevojë që politikanët të mos jenë të saktë.
Cas Mudde është një kolumnist i The Guardian dhe profesor i Stanley Wade Shelton UGAF në shkollën e çështjeve publike dhe ndërkombëtare në Georgia University.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al