MENU
klinika

OBSH flet për herë të parë

A e lufton Covid-19 vaksina e tuberkulozit?

16.04.2020 - 09:06

Është folur shumë se vaksina e tuberkulozit mund të ndikojë në mbrojtjen ndaj koronavirusit.

Madje, kjo është mbështetur edhe nga ekspertë të ndryshëm. Për herë të parë, për këtë ka folur edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka thënë se deri tani nuk ka asnjë provë që vaksina e tuberkulozit të mbrojë nga Covid-19.

Kjo është e shkruar në një dokument të OBSH-së, ku theksohet se aktualisht janë duke u kryer dy studime lidhur me këtë dhe kur rezultatet të jenë gati, OBSH-ja thotë se do t’i bëjë publike.

“Në mungesë të provave shkencore, kjo vaksinë nuk rekomandohet për të parandaluar Covid-19”, thotë OBSH-ja.

Vaksina e tuberkulozit është aplikuar në Shqipëri dhe në disa vende të tjera të botës, ku pjesa më e madhe kanë shifra relativisht të ulëta në lidhje me koronavirusin, ndërsa nuk aplikohet nga shtetet kryesore evropiane, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqiptarja Detina Zalli, kërkuese shkencore në Oksford foli në Dita Jonë për pandeminë e koronavirusit.

Brenda një periudhë nga 6 deri në 12 muaj, kërkuesja shkencore thekson se mund të infektohen deri në 80% e popullsisë me koronavirus.

Detina Zalli ka edhe një lajm të mirë për shqiptarët. Edhe pse ende e paprovuar, vaksina e tuberkulozit ul rrezikshmërinë nga Covid-19.

“Ende nuk është e bazuar në faktet shkencore, nuk ka prova konkrete. Por dua të theksoj se disa grupe shkencore kanë theksuar se kjo vaksinë e ul rrezikun edhe nga Covid-19, për më tepër njerëzit e moshuar kanë më pak rrezikshmëri. Ne nuk mund të themi me bindje që ka ndikim. Në Australi po testohen 4 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor me vaksinë e tuberkulozit. Rezultatet mbeten për t’u parë”.

Sa i përket vendeve me rrezikshmëri të lartë për përhapje të koronavirusit, Zalli veçoi palestrën.

“Palestrat janë identifikuar si vende me rrezikshmëri të lartë, pasi për shkak të djersës dhe lagështisë përhapet më lehtë virusi”.

Për situatën aktuale në Shqipëri, kërkuesja shkencore vlerësoi masat e marra dhe tha se situata është nën kontroll, në ndryshim nga shtete si Italia apo Britania.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjekja shqiptare në SHBA: Shqipëria i bën që në lindje

“Vaksina e turbekulozit, ka efekt edhe pas 60 apo 70 vitesh”


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin