MENU
klinika

A duhet të lejohet privati të bëjë testime? Jo!

A është gati analiza e gjakut për Koronavirusin? Jo!

03.04.2020 - 10:47

*Dr. Hektor Grazhdani, PhD, mjek në Romë, Itali

1 – A eshte gati testi? Jo!
Testi sierologjik, analiza e gjakut per antikorpet e coronavirusit, nuk eshte akoma gati, nuk eshte validated – nuk eshte e provuar qe funksionon. Ndersa ne Shqiperi, ne disa dalje ne media e quajne te shkelqyer, do ta behet shpejt, thane.

Testi i antikorpeve eshte nje nga shpresat qe do te mund te ndihmojne ne luften e veshtire kunder pandemise duke ofruar vleresimin e 1) sa eshte perqindja e personave te infektuar me coronavirusin e ri qe nuk zhvillojne semundjen Covid 19 ose bejne vetem shenja te lehta, pra mbartesit e shendoshe, te cilet pa e ditur infektojne te tjeret;

2) sa eshte zhvilluar ne popullsi epidemia ne nje vend te caktuar, duke testuar nje kampion te gjere te popullsise te perzgjedhur nga Organizmi i Shendetit Publik, kjo per te kalibruar strategjine e luftes.
Edhe Sistemi Shendetesor Italian, edhe Public Health England, kane deklaruar qe duan te bejne validation (verifikimin) sa me pare, te shohin a funksionon testi sierologjik.
FDA (Food and Drugs Administratione) amerikane, per testin sierologjik, nese funksionon, do te jape aprovim emeregjence brenda 1 muaji, te pershpejtuar ne kushtet e jashtezakonshme te pandemise.

Shume laboratore universitare dhe private jane duke e pergatitur. Mbi 60 prej tyre kane marre marken BE, por asnje akoma nuk eshte verifikuar me studime klinike. Kane deklarura disa studiues se eshte e mundur te realizohet i vlefshem dhe i besueshem.
Kina dhe Singapore kane praktikuar teste sierologjike, akoma non-validated, te pa verifikuar.

Çfarë shkruaj jane informacione dhe vleresime te mijat si mjek. I referohem web site-ve te organizatave te shendetit publik nderkombetare, artikujve shkencore dhe artikujve te shtypit on line te Science, Nature dhe New York Times.
Ja detaje:
Ne SHBA/ Cfare thote, disa detaje te FDA amerikane: ne kushte emergjence i lejon laboratoret ta perdorin testin e antikorpeve edhe pa aprovimin e FDA, por me nje seri kushtesh – te deklaroje laboratori kur ben testin: qe nuk kane aprovim; qe rezultati negativ nuk perjashton qe je i infektuar; rezultati i antikorpeve nuk mund te jete baza e vetme per te bere diagnoze te Covid 19; thote rezultati pozitiv mund te jete nga coronaviruset e tjera te zakonshme – pra je pozitiv por nuk ke coronavirusin e ri te Covid 19, mund te jesh pozitiv nga coronaviruset e tjera ato qe bejne rrufen (hundet me sekrecione) ose dhimbje gryke.

Ne BE/ European Center for Disease Prevention and Control thote ne deklarate te 1 prillit: testi me antikorpe ka vlere te kufizuar per diagnoze te Covid 19 sepse mund te duhen edhe 10 dite pasi je semurur qe te behesh pozitiv per antikorpe. Vazhdon me poshte qe vendet e BE po financojne studimet e verifikimit te ketij testi, te shohin shpejt a funksionon – fast-track clinical validation studies – per te pare performancen klinike dhe limitet e ketij testi.
Ndersa ne Itali, deklarata e presidenti te Keshillit Superior te Shendetesise Franco Locatelli, fillon duke thene qe Gold Standard (testi me i mire) eshte gjithmone testi normal ai i PCR aktual – tamponi. Po punohet per te vleresuar testin e antitrupave (anticorpi) – validazione.

Prof. Giuliano Rizzardini, drejtori te Spitali i Semundjeve Infektive “Sacco” i Milano, thote: “pas pak ndoshta do te kemi testet me antikorpe qe do te na lejojne te bejme diagnoze pasi ka kaluar semundja.”
Nje artikull shkencor i dates 1 prill ne revisten prestigjoze JAMA, shprehet qarte per analizat e gjakut me antikorpe qe kane dale: “Vlera klinike e ketyre testeve nuk dihet akoma, dhe duhen adresuar sfidat si reaktiviteti i kryqezuar me viruse te tjera, dhe ajo qe testi ndonjehere nuk e gjen virusin (coronavirusin e ri te Covid 19) edhe kur ai eshte aty (ne gjak).”.

2 – A duhet te beje privati testime per coronavirusin e ri? Jo!

Shpjegoj pse: Nga popullsia e botes 7,8 miliarde banore, eshte vleresuar qe 7 miliarde banore mund te infektohen me kete semundje teper ngjitese, nese nuk behet distancimi i rrepte social – mbyllja ne shtepi. Qe te besh teste per kaq shume te infektuar sa po prek coronavirusi i ri, nuk gjenden materialet, testet dhe reagentet. Edhe me sforcime te jashtezakonshme qe po behen per te prodhuar, ka probleme serioze mungesash ne sasine e kerkuar ne cdo vend te botes. Ne Bergamo, kyebashkiaku Gori, tha qe te vdekurit me Covid jane 3 here me shume nga cfare deklarohet – kete e kane thene edhe mjeke – kjo sepse nuk u eshte bere testi i tamponit per mungese te tij. Shume kane vdekur ne shtepi sepse nuk kane patur vende ne spitale. Ne shume raste teste nuk ka as per personelin mjekesor qe ka dyshim eshte infektuar.

Jane 67 doktore qe kane vdekur nga Covid ne Itali (web siti i urdhrit te mjekut me listen e emrave). Nuk e di sa jane infermieret.
Sic eshte perfolur ne Shqiperi, ne media te shkruar dhe vizive, testimi i duhur per te luftuar epidemine, duhet bere ne tapet dhe random (i rastesishem, kush te te paraqitet). Sipas tyre keshtu e ka bere Koreja e Jugut. E pavertete!

Koreja e Jugut, 51 milione banore ka bere 15-20 mije testime ne dite, te gjitha me kritere, jo random, masiv, ne tapet. Gjeramania qe ka putur suksese, ka bere shume me pak testime se Koreja e Jugut (ne proporcion). Edhe Koreja e Jugut eshte shume larg mbulimit masiv, ne tapet, te popullsise me testim – por kur arriti 200 mije testime, duke zbatuar strategjine e masave te shendetit publik, realizoi ndalimin e epidemise.

Ne keto kushte mungese materialesh, nuk duhet t’i behet konkurence per blerje testesh dhe reagentesh, organizmit te shendetit publik qe lufton epidemine. Po t’i marrin te tjeret materialet e pakte te tregut boteror, nuk mbeten teste per ISHP shqiptare dhe ato te vendeve te tjera. Ne Itali, me cfare jam i informuar une si mjek, testet i ben vetem shteti. Vetem shteti ka laboratore te certifikuar.
Ato pak teste dhe reagente qe gjenden ne qarkullim, duhet t’i perdore vetem ISHP sipas strategjise se luftes kunder epidemise.
Vetem ISHP duhet te beje testet sepse vetem ai do t’i beje sipas kritereve epidemiologjike te OBSH.

Nuk behet testim atij qe paraqitet sepse eshte vetem ne ankth pa arsye (por ka mundesi te paguaje shuma te medha). Nuk mund te behen teste pa patur shenja klinike ose pa bere perzgjedhje te pacienteve me vizite korrekte.
Shtrirjen ne territor, dhe depertimin kapilar e ka vetem Shendetesia Publike dhe ajo kerkon rastet sipas kritereve te OBSH, kjo per te luftuar me metode shkencore epidemine dhe per te shpetuar njerezit tane nga semundja dhe nga vdekja.