MENU
klinika

Platforma dixhitale

“Agrotrade”, impakt në zinxhirin e furnizimit për agrobizneset

21.04.2020 - 10:21

Platformat virtuale po japin impakt në zinxhirin e furnizimit për agrobiznesit. Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, (USAID) bën të ditur se, kriza COVID-19 ka dëmtuar rëndë kanalet tradicionale të tregtisë, duke kthyer komunikimin dixhital mjet parësor dhe të domosdoshëm për shumicën e bizneseve.

Në Ditën Botërore të Krijimit dhe të Inovacionit (21 prill), USAID ka zgjedhur të tregojë se projekti i saj “SmartCapital”, që zbatohet nga partneri shqiptar “Creative Business Solutions” (CBS), në Shqipëri, po e përshtat platformën dixhitale “Agrotrade” për këtë realitet të ri.

Sipas USAID, duke shfrytëzuar platformën ekzistuese, agrobiznesi po mundëson lidhjen e re virtuale për 3 segmentet e zinxhirit të furnizimit për eksportet, që janë: prodhuesit vendas, shoqëritë e huaja blerëse dhe shoqëritë logjistike.

“Deri tani, CBS ka marrë vlerësime të mira për këtë inovacion. Pritet që, në muajt në vijim, CBS të verë në funksionim paketën e plotë të këtij shërbimi për klientët”, njofton USAID.