Paketa e dytë e ndihmës ekonomike siguron të ardhura me vlerë 40 mijë lekë të reja deri në maj, për 176 mijë familje dhe persona të specifikuar në tre kategori të ndryshme.
Por sikurse bëri me dije në studion e emisionit “Opinion”, Koordinatori për Emergjencën Arben Ahmetaj janë 8 mijë profesionistë në profesione të lira, që përjashtohen nga kjo paketë.
“Noterët, avokatët, mjekët, farmacistët, arkitektët, inxhinierët, agronomët, vlerësues pasurish të paluajtshme, laborantë dentarë, ekonomiste, ekspertet kontabel, laborantet, janë të përjashtuar nga kjo paketë, sepse këta praktikisht në natyrën e punës nuk janë tek qytetarët në nevojë”, tha Ahmetaj duke pohuar se paketat e qeverisë synojnë të mbështesin shtresat që janë më në nevojë.
Sipas tij, 176 mijë qytetarët që do të përfitojnë nga paketa e dytë ekonomike, do të paguhen brenda datës 5 Maj.