MENU
klinika

Paketa e ndihmës “Rama 2"

Ahmetaj sqaron: Si do përfitojnë 176 mijë qytetarë

14.04.2020 - 17:52

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në një lidhje me skype me News 24, pranoi që kriza e COVID 19 ka goditur thellë ekonominë shqiptare, ashtu sic ka bërë me ekonomitë e tjera të globit.

“Si të gjitha ekonomitë globale dhe ajo shqiptare ka pësuar një goditje të rëndë nga pandemia e COVID 19. Të gjitha parashikimet kanë ndryshuar, nuk ka parashikime me nivel pozitv, të gjitha janë në nibvel drastik rënie nga 5% në 20%. Edhe ne parashikimet për shkak të COVID i kemi negative, ekonomia jonë ka marrë një goditje të rnëdë. Të ardhurat në mars kanë rënë gati 100 mln dollar, rënia vazhdon edhe në prill që e parashikojmë mes 150 deri 170 milionë dollarë. Me 2 fjalë po kalon një përiudhë të vështirë që reflektohet në të gjitha elementet e vetë. Por dua të jap një shkëndije pozitive, në gjithë këtë goditje kursi i këmbimit është stabilizuar, niveli i këmbimit euro me lekë është 127 , pra furnizimi me euro vazhdon normalisht, operatorët e kanë më të sigurt planifikimin e importit cka reflekton një largim të panikut të momentit”,– tha ai.

Ministri Ahmetaj tha gjithashtu se dy paketat e ndihmës së qeverisë kanë për qëllim ndihmesën e saj. Ai sqaroi për publikun paketat “Rama 1” dhe “Rama 2” sic i quajti, ndërsa tha se nga paketa e dytë do të përfitojnë 176 mijë qytetarë.

“Paketat “Rama 1” dhe “Rama 2” janë paketa të pastra sociale, fokusin e kanë tek punonjësit, tek ata individë që goditen më rëndë nga koronavirusi. Procesi I ndihmës nga paketa e parë vazhdon. Sot kemi 31 mijë veta që kanë fituar pagën e parë të luftës, janë në total 60 mijë e 442 familje që përfitojnë, e bashkuar me atë paketë ishte edhe shtyrja e kësteve të tatim-fitmit, në paketën e dytë u fut shtyrje përtej 31 dhjetorit. Te paketa e parë element tjetër ishte edhe garancia sovrane për të ndihmuar bizneset e mëdha dhe të vogla, që interesi që do të duhet ta paguajnë kompanitë do të merret përsipër nga buxheti i shtetit. Paketa e dytë që e prezantoi dje kryeministri në 19:00 është e fokusuar gjithashtu te qytetarët në nevojë. Por përvec biznesit të vogël futet edhe i madhi. Qeveria solidarizohet më qytetarët në vështirësi. Kategoria e parë e përfituesve janë qytetarë, të punësuar të gjendur të papunë qoftë brenda borderosë qoftë jashtë tij. Brenda po të njejtës kategori hyjnë edhe ata që janë pushuar nga puna për shkak të ngadalësimit ekonomik nga fillimi i marsit deri në 10 prill, janë 66 mijë qytetarë, 66 mijë familje që marrin 400 mijë lekë të vjetra, pagesa neto. Kategoria e dytë është akoma më e madhe, janë kategoria prej 100 mijë familjesh që po kalojnë situatë të vëshirë, i përkasin të punësuarve të biznesit të vogël, me këtë zgjerim përfshihen të gjithë ata punonjës dhe familje të punësuar dhe të vetëpunuësuar brenda biznesit të vogël nëse sipërmarrja ka humbur komplet apo tërësisht volumin e punës, janë 100 mijë të punësuar, që marrin 400 mijë lekë, kemi në vazhdim edhe 10 mijë familje të punësuara në sektorin e turizmit, s’ka rëndësi nëse janë apo jo në listëpagesë por se kanë qënë në listëpagesë kur u shpall gjenjda e emergjencës nga COVID 19, edhe ata e përfitojnë pagesën e drejtperdrejte me këtë mur bëhen 176 mijë qytetarë”,- tha Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj  deklaroi gjithashtu se gazetarët e shtypit të shkruar do të përfshihen në paketën e dytë të ndihmës ekonomike “Rama 2”.

Që prej 12 marsit shtypi i shkruar nuk punon për të mbrojtur lexuesit si pasojë e pandemisë COVID 19, por ministri tha se gazetarët që po qëndrojnë në shtëpi, nëse kanë dalë të papunë do jenë pjesë e kategorise prej 66 mijë qytetarëve.

“Qeveria është fokusuar te qytetarët më në nevojë edhe ne jemi të kufizuar me ndihmat që kemi, por nëse gazetarët e shtypit të shkruar kanë dalë të papunë ata janë pjesë e 66 mijë personave që folëm më sipër”,- tha ai.