MENU
klinika

"Çdo ditë mund të vdesin mbi 300 mijë njerëz"

Alarmi i ekspertëve mbi ekonominë

28.04.2020 - 08:46

Ekspertët kanë dhënë alarmin sa i takon situatës së krijuar nga COVID-19, teksa kanë deklaruar që 300 mijë njerëz mund të vdesin nga uria çdo ditë për tre muaj. Drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley paralajmëroi të martën se, pasi bota po merret me pandeminë e koronavirusit, ajo është gjithashtu në prag të një pandemie urie, që mund të çojë në uri të shumta të përmasave biblike brenda disa muajve, nëse nuk veprohet menjëherë. Ai tha se kjo mund të ndodhë nëse kriza e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 ndalon Programin Botëror të Ushqimit të arrijë tek ata me furnizime të nevojshme për jetën.

Drejtori Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley i tha Këshillit të Sigurimit të SHBA se edhe përpara se COVID-19 të bëhej çështje, ai po u thoshte udhëheqësve botërorë se viti 2020 do të përballet me krizën më të rëndë humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore. “Kjo është për shkak të luftërave në Siri, Jemen dhe gjetkë, rrëmujë karkalecash në Afrikë, katastrofa të shpeshta natyrore dhe kriza ekonomike përfshirë në Liban, Kongo, Sudan dhe Etiopi”, tha ai. Beasley tha se sot 821 milionë njerëz shkojnë në shtrat të uritur çdo natë në të gjithë botën, 135 milionë njerëz të tjerë po përballen me nivele krize të urisë ose më keq dhe një analizë e re e Programit Botëror të Ushqimit tregon se si rezultat i COVID-19 130 milionë njerëz të tjerë mund të shtyheshin në prag të urisë deri në fund të vitit 2020.

Në një intervistë për “Associated Press”, David Beasley u shpreh se edhe furnizimi po has pengesa pas kufizimit të eksportit, mbylljes së kufijve dhe porteve, fermat që nuk prodhojnë më dhe me rrugët e mbyllura. Beasley u shpreh se kishte shpenzuar orë të tëra çdo ditë duke folur me zyrtarë në vendet donatore, në përpjekje për të vijuar me marrjen e donacioneve. Më tej drejtori i Programit Botëror të Ushqimit shtoi se ka frikë se problemet e rënda ekonomike do të çojnë në uljen e fondeve.

Mbështetja për Programin Botëror të Shëndetit vjen nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Bashkimi Europian, Japonia. “Nëse ekonomitë e tyre përkeqësohen ndjeshëm, kjo ndikon në paratë tona, ajo ndikon në ekonomitë lokale në vendet në zhvillim në një larmi mënyrash”, u shpreh Beasley. Programi Botëror i Shëndetit siguron ushqim për afro 100 milionë njerëz në çdo ditë të caktuar, përfshirë edhe rreth 30 milionë njerëz që varen nga ata për të qëndruar gjallë. “Dhe nëse ata 30 milionë njerëz nuk mund të arrihen, analiza jonë tregon se 300,000 njerëz mund të vdesin nga uria çdo ditë të vetme gjatë një periudhe tremujore”, është shprehur drejtori ekzekutiv i PBU-së.

Bllokimet pritet të çojnë në humbje të mëdha të ardhurash

Drejtori ekzekutiv i PBU mes të tjerash tha se bllokimet dhe recesioni ekonomik pritet të çojnë në humbje të mëdha të ardhurash për të varfërit që punojnë. Ai tregoi për një rënie të mprehtë të dërgesave nga jashtë që do të dëmtojnë vende të tilla si Haiti, Nepal dhe Somali. Një humbje e të ardhurave nga turizmi, e cila, për shembull, do të dëmtojë Etiopinë, ku ajo përbën 47 për qind të eksporteve totale, dhe rënia e çmimeve të naftës, e cila do të ketë një ndikim të rëndësishëm në vendet me të ardhura më të ulëta si Sudani i Jugut ku nafta përbën pothuajse 99 për qind të eksporteve totale. Beasley tha se PBU ka luajtur një rol të madh në trajtimin e COVID-19 duke shpërndarë miliona pjesë të pajisjeve mbrojtëse, testimin e kompleteve dhe maska për fytyrën në 78 vende.

OBT, apel për reforma të menjëhershme

Ekonomia globale vuan pasojat e luftës dhe pasigurisë

Afati deri kur mund të paraqiten ofertat

Hapet tenderi për Bypassin 1 Vlorë-Orikum!

Të dhënat e INSTAT: Bizneset arritën fitime rekord

Punonjësit prodhuan më shumë, por u paguan më pak