MENU
klinika

Covid-19

Aplikimi për përfitimin e ndihmës ekonomike do të bëhet ‘online

01.04.2020 - 17:36

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditura masat mbrojtës në vijim të betëjës me Covid-19.

Gjithashtu, një theks i veçantë është vendosur te paketa e ndihmës ekonomike, që sipas ministres aplikimi do të bëhet online.

Të gjithë familjet dhe individët që përfitojnë ndihmën ekonomike do të përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike pa patur nevojë që qytetarët të paraqiten për të kryer aplikimin për përfitimin e kësaj pagese, pasi gjithçka do të jetë në rrugë elektronike.

“Sipas urdhrit që kam firmosur administratorët shoqërorë të njësive administrative janë përgjegjës për kryerjen e aplikimeve për ndihmë ekonomike duke mundësuar ata vetë kontaktin elektronik ose me telefon për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë aplikuesve për përfitimin e ndihmës ekonomike. Përjashtimisht, gjatë situatës së fatkeqësisë natyrore, aplikimet për ndihmë ekonomike, do të pranohen nga administratorët shoqërorë të njësive administrative në formë elektronike ose përmes shërbimit postar”, u shpreh Manastirliu.