14.04.2020 - 12:31
Kompania ka vendosur të vërë në dispozicion të përdoruesve, pa pagesë, disa përmbajtje audiovizuale që përbëjnë ofertën e programeve me pagesë, Apple TV Plus.
”Këta filma dhe seri televizive, vijnë për t’ju shoqëruar gjatë karantinës”, – është motoja aktuale e kompanisë.
Katër seritë televizive në aplikacionin Apple TV, pa pagesë do të jenë “Little America”, “Servant”, “For All Mankind” e “Dickinson”.
“Apple” nuk është kompania e parë, që bën abonime falas. “Amazon” ka zgjatur periudhën e provës së shërbimit “Music” nga një në tre muaj (si “Apple Music”), ndërsa “Google” ofron dy muaj falas, në shërbimin e lojërave video “Stadia”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Zâ Fest III”
Festival, traditë, natyrë, njerëz
“Shqipëri e vogël”
Anastas Kostandini zhvendos atdheun në Gjermani
Seriali “Çernobil”
Dëshmitarët-heronj të tragjedisë
Triumfon "1917"-ta!