MENU
klinika

I përgjigjet opozitës

Basha mblodhi aleatët, ironizon Rama: Vaj medet PD

23.04.2020 - 15:50

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi për mbledhjen dhe deklaratën e opozitës së bashkuar mesditën e sotme, që akuzon qeverinë se dështoi me menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia në Shqipëri.

Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë, pensionistë, shtëpiake, s’paska ikur kush nga Shqipëria. Vaj medet PD 7X7?” shkruan Rama.

Koalicioni opozitar pas mbledhjes së sotme në drejtimin e Lulzim Bashës doli me një deklaratë të përbashkët duke thënë se qeveria dështoi me menaxhimin e situatës ndaj COVID-19, ndërsa i kërkoi të rishikojë urgjent paketat ekonomikë të cilat i quan gjysmake, të ndihmohen të gjithë të prekurit nga kriza dhe të anulohen koncesionet.