MENU
klinika

Veliaj mbledh online Këshillin Bashkiak

Bashkia e Tiranës fal qiranë për banesat sociale dhe ambientet publike

01.04.2020 - 18:59

Bashkia e Tiranës ka vendosur të heqë qiranë për familjet në banesat sociale.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se falja e qirasë do të jetë për muajt mars dhe prill. Bashkia gjithashtu për këtë periudhë vendos të falë qiranë edhe për ambientet publike që përdoren nga bizneset.

“Bashkia e Tiranë ka falur qiratë për muajin mars dhe prill për hapësirën publike si për bizneset dhe për hapësirat private, pra ata qytetarë që marrin qira për të jetuar në banesat sociale”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.