MENU
klinika

Futbollistët të ndarë

Bayern në stërvitje, rregullat strikte që ndoqi

06.04.2020 - 13:27

Pas Borussia Dortmund, Schalkes dhe Eintracht Frankfurt, edhe klubi i Bajern Mynihut nxorri lojtarët në stërvitje, në mënyrë që këta të fundit të jenë në formë fizike optimale në momentin kur të rifillojë kampionati.

Kampionët gjermanë filluan sot përgatitjet, teksa në seancat stërvitore janë respektuar në mënyrë strikte rregullat e distancimit fizik për shkak të COVID-19. 21 futbollistët bavarezë janë ndarë në katër grupe me nga katër lojtarë dhe një grup me pesë lojtarë. Lojtarët e secilit grup nuk kishin kontakt me atë të grupeve të tjera, teksa edhe oraret e grupeve ishin të ndryshme.

Ndërkaq, lojtarët nuk kanë konsumuar drekën në klub, por kanë marrë ushqimin dhe u drejtuan menjëherë për në banesat e tyre. Madje, edhe dushin nuk e bënë në kompleksin e klubit, por në shtëpitë e tyre.

Bundesliga është i vetmi kampionat nga ligat kryesore evropiane ku futbollistët kanë rinisur stërvitjen. Në Gjermani mendohet se në mesin e muajit maj kampionatet do të rinisin normalisht, për t’i mbyllur të gjitha garat vendase në mesin e muajin e korrik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjermania e prekur nga Covid-19

Bundesliga merr vendimin tjetër për sezonin