MENU
klinika

“Solidariteti më i fortë se kurrë"

BE i dhuron Shqipërisë materiale kontrolli të testimit për COVID-19

24.04.2020 - 19:46

Ambasdori i BE në Shqipëri Luigi Soreca i ka dhuruar pasditen e sotme disa kite testuese Institutit të Shëndetit Publik, që sipas tij janë të besueshme dhe do të shmangin rezultatet e rreme për koronavirusin.

EWYqzz1XsAgWWHd.jpg

Soreca ka shkuar vetë në ISHP dhe ia ka dhuruar ndihmat e BE shefes Albana Fico.

EWYqzz6X0AA8Fsu.jpg

“Ndihma e Qendrës së Përbashkët të Kërkimit të BE me materiale për kontrollin e testeve të covid-19 ka mbërritur te ISHP, në Tiranë. Këto teste do të sigurojnë testime të besueshme duke shmangur rezultatet negative. Solidariteti dhe bashkëpunimi mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë ëhstë më i fortë se kurrë”, shkruan Ambasadori Soreca dhe ndan fotot e mëposhtme.