Ministrat e Financave të BE dështuan të arrijnë një marrëveshje për një plan shpëtimi për të ndihmuar vendet anëtarë të goditura rëndë nga pandemia e koronavirusit, pasi Italia refuzoi të tërhiqet nga plani i saj për “koronabonde”, i cili shpërndan barrën.
“Pas 16 orësh diskutime, arritëm pranë një marrëveshje që ende nuk u konkretizua. Mbledhja e Eurogrupit u pezullua dhe do të rinisë sërish nesër”, deklaroi shefi i Eurogrupit, Mario Centenno.
Burime diplomatike bëjnë me dije se mosmarrëveshja mes përfaqësuesve të Italisë dhe Hollandës rreth kushteve që duhet t’i bashkëngjiten kredisë se eurozonës për qeveritë që luftojnë kundër pandemisë, po bllokon arritjen e një ndihme prej 500 miliardë eurosh.