Bella Hadid thjesht bëri diçka për të cilën pa dyshim mund të mendojmë në karantinë: preu baluket e saj.
Supermodelja postoi në Instagram Stories të hënën, për të zbuluar pamjen e re dhe është e mrekullueshme. Kur i kthen në anë, ato duken plotësisht elegante.
Është e paqartë se çfarë gërshërësh përdori për këtë prerje ose si e bëri këtë, por rezultati përfundimtar është zjarr. Të paktën, me këtë procedurë, Hadid hoqi mendjen nga karantina.
Javën e kaluar Hadid u shfaq me flokë gri, por rezultoi se ishte thjesht një filter dhe nuk i kishte lyer me të vërtetë ato. Pas shumë eksperimentesh me ngjyrën e flokëve, të cilat Hadid i ka nisur që në moshën 14-vjeçare, tani shprehet se dëshiron të kthehet përsri në bionde.