MENU
klinika

"Asnjë bilanc nuk bëhet në mes të luftës"

“Berisha do katastrofë”/ Rama: Nga nesër asnjë rezident jashtë nuk futet në Shqipëri!

06.04.2020 - 13:20

Kryeministri Rama në një komunikim live në rrjetet sociale, foli për masat e reja dhe po ashtu u përgjigj disa prej pyetjeve të qytetarëve.

Kreu i qeverisë iu drejtua edhe një herë liderit demokrat Lulzim Basha që të heqë dorë nga akuzat e pabaza politike në këtë situatë, pasi theksoi se ai dëgjon ekspertët e fushës edhe për kryerjen e testeve që kryepozitari kërkon të bëhen më masivisht. Rama tha se është kohë për të bashkëpunuar kundër koronavirusit për ta fituar këtë luftë.

“Më vjen keq të kthehem tek pika që lidhet me PD-në dhe me opozitën. Dua t’ia përsëris Lulzim Bashës nuk është kohë për të bërë opozitë të llojit që është një lloj skarco, është zgjedhja juaj, të llojit të përpara fillimit të luftës. Që kryeministri fshihet pas ekspertëve. Unë them atë që më thonë ata. Dhe strategjinë e testeve nuk e bëj unë, e bëjnë ata, do ti apo s’do ti, do PD aspo s’do PD. Është koha të kontribuojmë bashkërisht për ta fituar këtë luftë. Nuk është kohë për të treguar sa pak dini. Lulzim e kam thënë, nëse keni diçka që iu shqetëson pyesni përpara, dëgjoni”, tha Rama.

Rama tha se janë shpërndarë sot dhe nesër i marrin në dorë 9500 pagat e para të luftës për bizneset e vogla që janë mbyllur nga qeveria gjatë kohës së koronavirusit.

“Dua të vë theksin tek fakti që sot janë miratuar 9500 pagat e para të luftës për bizneset e vogla që hyjnë në kategorinë që kanë mbyllur aktivitetin dhe nuk punojnë dot, dhe në fund të javës do të kalojnë të tjera, mbi 60 mijë paga lufte. Aplikimet bëhen në faqen online tek drejtoria e tatimeve, ku pas verifikimeve bëhen miratimet. Të gjitha kategoritë e tjera që kemi thënë do t’i fusim në kategoritë që do të përfitojnë nga zgjerimi i paketës, pas datës 15 prill. Kujtdo që i takon do t’i marrë lekët pa diskutim”, tha Rama.

Kryeministri ka prezantuar masat e reja lehtësuese që do të marrë në ditët në vijim, por edhe ndëshkimet që do të parashikohen në rast thyerje të këtyre rregullave. Këto masa lehtësuese, sqaroi kreu i qeverisë, do të merren kur të shihen gjatë kësaj jave që ka pasur zbatim në masë të rregullave të vendosura deri më tani, paralelisht me ecurinë e kurbës. Për taksinë, kreu i qeverisë ka bërë me dije se nuk do të ketë masa lehtësuese, çka do të thotë se nuk do të lejohet që të qarkullojnë dhe të transportojnë udhëtarë.

“Marrjen e automjeve nga familja apo edhe nga persona të tjerë do të ndëshkohet me disa vite, kjo është për t’u caktuar të heqjes së patentës me sekuestrimit të po aq viteve të makinës dhe heqje lirie. Marrjen në makinë të një pensionisti do ndëshkohet gjithashtu. Do hapin orarin e lëvizjes për të bërë pazar, do ë bëjmë 90 minuta dhe kryerja me automjet e privatit e pararit do të jetë e mundur, por me ndëshkime të mëdha. Hapja e aktivitetit të ndaluar do dënohet me burg, heqje patente, sekuestrim të makinës dhe sekuestrimin e gjithçkaje që ka aty brenda. Nuk ka rrugë tjetër, masat duhen lehtësuar pak nga pak për 99.9% të njerëzve që respektojnë rregullat që sakrifikojnë, që mbajnë fëmijët brenda, që përkujdesen për të moshuarit, që orën e lejuar e përdorin edhe për prindërit t’i çojnë ushqime, për të shkuar e kthyer nga puna. Nuk bëhen për këta që hapin lokalet, dhe këta nuk duhet të marrin mesazhin e gabuar që u hap loja. Duam të lehtësojmë më tutje aktivitetet në njësi individuale në dyqane njësi shërbime, jo lokale, palestra, që nuk janë njësi tregtare brenda qendrave të mëdha tregtare që do të vazhdojnë të jenë mbyllur. Kush ka njësi të tilla të përgatiten të pajisin me maska, doreza me dizinfektantë për klientët, njësitë e tyre. mosrespektimi i këtyre masave do të dënohet me konfiskim të gjithçkaje ka brenda, me mbyllje për një farë kohe, dhe heqje lirie, nuk kemi rrugë tjetër”.Po ashtu jemi duke studiuar hapjen e orarit, shtrirjen e fashës orare. Fasha orare është e diskutueshme dhe i qëndroj bindjes që nuk është problemi fasha e orarit. Por të gjitha këto do të jenë masa që janë gati por do të jenë të përshkallëzuara me pikatore.Jemi në momentin që po ngjisim majën e kodrës dhe do të na thonë ekspertët se çfarë dhe si do të bëjmë” tha Rama.

Kryeministri ka publikuar projeksionet e hartuara nga ministria e SHëndetësisë, ku thekson se nëse nuk do të ishin marrë masat sot të të kishte 3008 të infektua dhe 286 viktima.

“Sot do të kishim 3008 të infektuar me projeksonin maksimal, në atë mesatar do të ishim 600, sot kemi më pak. Ky është rezultata i masave. Nëse nuk d t’i kishim marrë do kishim 286 të vdekur, me projeksonin mesatar 40”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ka sjellë në vëmendje qytetin e Shkodrës, duke u bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat e marra, pasi sipas tij ky qytet po kthehet në një bombë me sahat. Ai ka deklaruar se qeveria do të mbështesë të gjithë qytetarët në nevojë, pensionistët e vetmuar. ndonëse për këtë thotë se nuk ka pasur një bashkëpunim nga autoritete vendore.

“Apel banorëve të Shkodrës, bëni kujdes maksimal sepse mosrespektimi i rregullave dhe shpërfillja e disa masave elementare e ka kthyer Shkodrën në një bombë të kurdisur me sahat Do bëjmë gjithçka për të mbështetur Shkodrën, edhe pse ende nuk e kemi pasur angazhimin e plotë dhe mirëkuptimin nga strukturat vendore, por në fund të ditës është disiplina e hekurt dhe respektimi i masave nga vetë banorët. Do ndjekin protokollet për shkëputjen e zinxhirit të transmetimit. Situata është delikate. Ajo që ka rëndësi të thuhet edhe njëherë tjetër është fakti se kemi të bëjmë me një rezultat që të gjithë duhet të jemi shumë të vetëdijshëm dhe shumë inkurajues”, tha Rama.

“Pa entuziazëm, se në këtë luftë nuk ka vend, por me bindjet dhe me një optimizëm inkurajues duhet nënvizuar që ecuria është goxha pozitive në radhë të parë falë jush. Falë 99 e më shumë shqiptarëve që në këtë luftë po bëjnë më të mirën e tyre, ku 0.7, apo 0.5% e pabindurve që nuk dëgjojnë masën e madhe që po lufton, mbeten sidoqoftë një minë me sahat që duhet ta adresojmë me patjetër. Ka shumë halle e probleme specifike, dhe dua që t’më besoni që po merremi me të gjithë ditë-natë.

Për çështjen e atyre që kuturisen të vijë në kufi, duke shprehur keqardhje për disa media që i transmetojnë si live pamjet e 2-3 ditëve më parë, kemi një situatë si vijon.

në Kakavijë nuk ka asnjë problem tani që flasim, ndërkohë që në Kapshticë kemi 19 makina të personave që janë banorë rezidentë në Greqi, të cilët nuk kanë asnjë urgjencë të posaçme por kërkojnë të hyjnë për të takuar familjen. Në një kohë tjetër kjo që po them do të ishte absurde por në këtë kohë është e vetmja rrugë që ne kemi, që të dekurajojmë maksimalisht hyrjet në kufi dhe nga ana tjetër kush bën patriotin, kush bën vajtimtarin për shkeljet e të drejtave të njeriut, përmes pengesës që i krijohet njerëzve për të hyrë në atdheun e tyre, synon të nxisë katastrofën. E them këtë pa as më të voglin dyshim. Është fakt i njohur botërisht, që Sali Berisha ka vetëm një synim, si e si të rishkatërrojë edhe një herë Shqipërinë për llogaritë e tij halucinante. E solla këtu këtë emër krejt të papëlqyeshëm për shumicën e shqiptarëve si zanafillën e një procesi skandaloz politik nxitje të rrëmujës por në këtë rast është nxitje e zinxhirit të vdekjeve. E një zinxhiri vdekjesh që është larg së qeni ai që do të ishte nëse do të shkojmë me mend e Saliut dhe atyre që i bien këtij avazi. Është e pajustifikueshme që të nxitet kjo situatë dhe të nxiten njerëzit të vijnë drejt kufijve, dhe të nxitet konflikti me policinë në kufi. Kufijtë janë të mbyllur për të mbrojtur jetën e atyre këtej e andej kufirit. Ne kemi vendosur që brenda 24 orëve të ardhshme të hyjmë në një proces të ndërmjetëm dhe kush do të vijë në kufi tokësor me dokumente rezidence në vende të tjera nuk do të lejohet të hyjë, në asnjë rast dhe për asnjë arsye.

Kush do të vijë në kufi me pretendime të një natyre tjetër do të karantinohet për 14 ditë në struktura hoteliere me shpenzimet e veta. 14 ditë në hotel në dhomë mbyllur ku do të marrë ushqimin dhe do të paguajë vet një çmim fiks. Do të kontrollohen nga policia dhe do të jetë e ndaluar dalja nga dhoma. Kjo është e vetmja mënyrë që ne mund të mbrojmë popullin tonë, Shqipërinë nga katastrofa. Ardhja në Shqipëri sot nga shqiptarë rezidentë në vende të tjera është e papranueshme, është papërgjegjshmëri ndaj vetes, dhe ndaj vetë vendit tonë.

Brenda 24 orësh zyrtarisht do të bëhet p[publike se si do të veprohet dhe si do të jenë mekanizmat për trajtimin e atyre që kanë urgjencë. Ata të cilët janë parë përsëri në ekran sot, janë 19 automjete të personave që janë rezidentë në shtetin fqinj. Thonë që kemi ardhur të takojmë familjen dhe do kthehemi prapë. Nuk është e mundur, është e pamundur. Kush do vijë për urgjencë,do akomodohet në një strukturë hoteliere pranë kufirit me shpenzimet e veta. Këtë e kanë bërë edhe vendet e tjera. Është e provuar që vendet që i mbajnë hapur kufijtë pasi shfaqet virusi hyjnë në telashe të pafundme që i paguajnë të gjithë bashkë. Asgjë nuk mund të funksionojë si në kohë paqeje, në asnjë drejtim, vetëm kështu fitohet lufta”, tha Rama.

Në përgjigje të kërkesës së qytetarëve për të instaluar çadra në kufi, Rama këmbënguli edhe një herë tek përgjigjja e dhënë se kush ka emergjencë do të vetëkarantinohet në hotel pranë kufirit.

“Nuk do krijojmë halle të reja as për ta as për popullin as për vendin, do vëmë struktura hotelerie ku kush vjen do të jetë i karantinuar 14 ditë me shpenzimet e veta i mbyllur në dhomë”.