Kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e sotëm një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsitakis.
Dy kryeministrat biseduan për situatën e krijuar si pasojë e koronavirusit dhe masat e marra nga dy vendet, ndërkohë që është diskutuar edhe për hapjen e kufijve.
Para pak minutash, në një komunikim online për qytetarët, Rama tha se gjatë bisedës është folur edhe për mundësinë e lëvizjes së punonjësve sezonalë.
“Dua t’ju informoj se në kuadrin e konsultimeve me miq dhe kolegë, kam pasur një bisedim me kryeministrin grek Mitsotakis për fazën dy. Dakortësuam që të shohim me vëmendje bashkarisht problemin e lëvizjes së punonjësve sezonalë më tej, që t’i çelet rrugë përfshirjes së tyre në aktivitetin e sezonit në mesin e majit”.