MENU
klinika

Fajtor është COVID-19

Bota përballë një katastrofe humanitare

22.04.2020 - 12:15

Koronavirusi i ri rrezikon të shkaktojë, rënie drastike ekonomike, një dyfishim të numrit të personave të kërcënuar nga uria në botë dhe një katastrofë humanitare në shkallë planetare, parashikon Programi Botëror i Ushqimit (PAM), një agjenci e OKB-së.

Ndërkohë që koronavirusi i ri ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 174 personave në të gjithë botën, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, PAM ka lëshuar alarmin mbi pasojat përsa i përket ushqimit.

“Numri i personave që vuajnë nga uria mund të dyfishohet për shkak të pandemisë së COVID-19 duke arritur në më shumë se 250 milionë deri në fund të vitit 2020”, theksoi kjo agjenci duke përmendur rrezikun e një katastrofë humanitare globale.

Simbol i tronditjes ekonomike shkaktuar nga pandemia është dhe çmimi i naftës amerikane që ka kaluar në territor negativ duke arritur në të paktën 38 dollarë.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (OIT) paralajmëroi se kriza nga COVID-19 është ka pasur një efekt shkatërrues për punëtorët dhe punëdhënësit, përmes humbjeve masive në prodhim dhe punë në të gjithë sektorët.

“Bota e punës po kalon krizën më të keqe ndërkombëtare që nga Lufta e Dytë Botërore”, theksoi Alette van Leur, drejtor i politikave sektoriale në OIT.

“Ndikimi ekonomik i pandemisë ndoshta do të jetë i rëndë dhe afatgjatë”, shtoi ai.

Senati amerikan miratoi me unanimitet një plan të ri prej rreth 500 miliardë dollarësh për të mbështetur PME-të të goditura ndjeshëm nga kriza lidhur me COVID-19 duke ndihmuar spitalet dhe për të riforcuar depistimin e koronavirusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë po ndodh me naftën në botë?

COVID 19/ Shpjegimi i çmimeve negative në treg

“Mund të vdesin më shumë, sesa nga virusi”!

Trondit OKB: Numri i të uriturve pritet të dyfishohet prej Coronës


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!